Për LDK-në pjesa kryesore janë politikat sektoriale

Për LDK-në pjesa kryesore janë politikat sektoriale

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri është deklaruar për media pas takimit me përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje.

Haziri bëri të ditur se gjatë takimit, dy palët kanë arritur të përmbyllin politikat sektoriale dhe çështjet që lidhen me draft kornizën e marrëveshjes së koalicionit LDK-VV, shkruan rtv21.tv

Haziri lavdëroi punën e dy palëve duke thënë se kanë arritur të ndërrojnë standardin e ndërtimit të koalicioneve dhe kulturën e bashkëpunimit nga e kaluara.

Ndarja e përgjegjësive, struktura e qeverisë janë çështje që do të diskutohen në takimin e radhës mes liderëve, poashtu janë çështje që janë përfshirë në strukturën dhe draft kornizën e marrëveshjes, në pajtueshmëri të dy anshme. Për LDK-në pjesa kryesore janë politikat sektoriale, programi qeverisës parimet kryesore në vendosjen e dialogut dhe raportin me Serbinë dhe fqinjët tjerë, politika integruese në BE dhe Nato. Pjesa e dytë e punës është hap i cili do të mbyllet pa asnjë lloj problemi”, theksoi Haziri.

Nënkryetari i LDK tha se do ti respektojnë obligimet dhe të drejtat kushtetuese për minoritetet.

Do të diskutojnë me partitë e minoriteteve, besoj që mandatari për kryeministër do ta marr atë detyrë. Do të ketë qeverisje stabile dhe të qëndrueshme. Lista Serbe do te përfaqësojë komunitetin serb në Kuvend, do të ketë ministër serb dhe ministër të pakicave që vjen nga pakicat e minoriteteve tjera”, tha nënkryetari.

I pyetur se kur do të nënshkruhet marrëveshja, Haziri i buzëqeshur u përgjigj shkurt: “Kur të jetë gati”./21Media