Haziri jashtëzakonisht i lumtur për lidhjen me VV-në

Pas marrëveshjes për koalicion

Dy partitë më të mëdha në Kosovë VV dhe LDK sot kanë arritur një marrëveshje për krijimin e qeverisë të re pas gati katër muajve nga data e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri pas marrëveshjes u shpreh i lumtur duke shtuar se ky proces nuk ishte i lehtë.

“Ia patëm premtuar popullit që emri i kryeministrit kalon nëpër zyrat e LDK’së. Jam jashtëzakonisht i lumtur që pas një procesi jo të lehtë, LDK tashmë ka arritur marrëveshjen finale me LVV. Është shumë e rëndësishme që LDK i ka ruajtur parimet dhe konsistencën në qëndrime. Koalicioni i Shpresës u bë realitet. Na presin punë të mëdha për Kosovën, për njerëzit e saj”, ka shkruar Haziri./21Media

Back to top button