Haziri: Koalicioni po ndërtohet, keni durim!

Bisedimet LVV-LDK

Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në lidhje me bisedimet me Lëvizjen Vetëvendosje për formimin e koalicionit qeverisës.

Ai përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka deklaruar se po ndërtohet një koalicion i mirëbesimit.

“Ne kemi punuar më shumë se dy vite për të ndërtuar kapitullin e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit politik mes LDK’së dhe LVV’së. Keni durim. Po e ndërtojmë koalicionin në mirëbesim. Kjo ka me qenë marrëveshje përtej një mandati.”, ka shkruar Haziri.

Ai ka bërë të ditur se ky koalicion nuk ka të bëj me emrat e përveçëm, por me qartësime të pozitave dhe ndarje të drejtë e me vullnet të mirë, në mënyrë që në qeverinë LDK-LVV të mos ketë ‘bomba të kurdisura’./21Media

Back to top button