Pas Lumir Abdixhikut, flet edhe Lutfi Haziri

Pas Lumir Abdixhikut, flet edhe Lutfi Haziri

Haziri nga selia e LDK-së mbajti një konferencë për media.

“LDK parti fituese e këtyre zgjedhjeve. Natyrisht ne jemi të lumtur që kemi shënu rezultat shumë të thellë. LDK ka përparsi, ka udhëheqje ndaj VV si parti e dytë, presim që të kemi qartësi sa është ky dallim.”, ka deklaruar Haziri.

Ai thotë se disa parti kanë filluar herët me u shpallë fitues, por fitorja e LDK-së është e sigurt.

“LDK me këtë rezultat është e sigurt, po flasim me rezultate të para por të dytat do të tregojnë më qartë se si janë numrat.”, thekson Haziri.

Ai shton se LDK ka një diferencë shumë të madhe ndaj partisë së tretë, duke deklaruar se opozita është fituese e madhe, e LDK fituese kryesore që rikthehet si e para pas 12 viteve./21Media