Haziri: Vjosa ka qëllu n'Amerikë

Haziri: Vjosa ka qëllu n’Amerikë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se në asnjë takim LDK- LVV nuk është folur për pozita.

Ai ka bërë thirrje që një gjë e tillë mos të bëhet nga partnerët e tyre potencal të koalicionit LVV, pasi që sipas Hazirit kjo e thyen besimin reciprok.

“Nuk është mirë me nda pozita nga televizioni sikur një eksponent i një partie. Mbrëmë ka ndodhur sërish kjo. Është e dëmshme dhe then besimin e ndërsjelltë sepse deri tani bisedat kanë qenë vetëm për politikat programore e sektoriale. Në asnjë takim të përfaqësuesve të LDK e LVV nuk është folur për ndarje të posteve ministrore. Po e presim finalen – çerfitikimin e zgjedhjeve nga KQZ.”, ka shkruar Haziri në Facebook.

Ai tutje ka thënë se kandidatja e LDK-së, për kryeministre Vjosa Osmani gjendet në Amerikë se në të kundërtën do ta shikonte ndeshjen Kosovë- Mali i Zi në stadium.

“Vjosa ka qëllu n’Amerike se, përndryshe, kishte me qenë në perëndim të ndeshjes Kosovë – Mali i Zi!”, ka përfunduar Haziri.

Në anën tjetër, kandidati LVV-së për kryeministër, Albin Kurti gjatë ka përcjellë ndeshjen Kosovë- Mali i Zi në stadium. “Në tribinat e lindjes së stadiumit “Fadil Vokrri”. Për ekipin tonë të Kosovës presim atë që duam – fitore!”, kishte shkruar Kurti./21Media