Haziri shpreh tronditjen e thellë pas tragjedisë që ndodhi në Gjilan

Tragjedi në Gjilan

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, shprehu tronditjen e thellë pas tragjedisë që ndodhi sot në Gjilan, ku humbën jetën pesë persona. Haziri me këtë rast ka mbledhur organet emergjente  të sigurisë dhe drejtësisë, duke marrë përsipër menaxhimin e situatës rëndë.

“Komuna e Gjilanit e bashkëndien dhembjen e madhe me familjen e gjerë dhe e lusim Zotin që raste të tilla të mos përsëriten kurrë”, tha Haziri.

Sot rreth orës 13:00 një zyrtare policore ka vrarë 4 persona – anëtarë të familjes së saj dhe në fund e njëjta ka kryer vetëvrasje. E ndjera V.B., zyrtare policore, në kuadër të Stacionit Policor në Gjilan, me armë zjarri ka privuar nga jeta dy prindërit dhe dy vëllezërit e saj, ndërsa pastaj ka kryer vetëvrasje./21Media

Back to top button