Haziri: Taksa do të hiqet, Qeveria do të bjerë

Sipas Hazirit, buxheti do të jetë procesi i parë që do ta rrezikojë Qeverinë Haradinaj

Opozita shprehet e bindur se edhe taksa, e edhe rrëzimi i qeverisë, do të ndodhin shumë shpejt. Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, është shprehur i bindur se një gjë e tillë do të ndodh, e sa i përket taksës ai thotë se më shumë është suspendim e jo heqje.

“Edhe do të hiqet taksa edhe do të bjen qeveria. Të dyja bashkë. Nuk ka të bëjë taksa, ka të bëjë me suspendim jo me heqje, por është qëndrim i partnerit më të madh strategjik me cilat kanë marrëdhënie special dhe të veçanta. Zaten ata po e ruajnë këtë Republikë, zaten ata po e ruajnë atë Republikë. Kështu që duhet me u sill dinjitetshëm me mikun gjithmonë”, ka thënë Haziri.

Haziri ka thënë se buxheti do të jetë procesi i parë që do të rrezikojë Qeverinë Haradinaj.

“Taksa do të suspendohet, qeveria do të bjen, përfundimisht… Është në tajmingun, ka hyrë në një tajming definitivisht jashtëzakonisht interesant, i cili e rrezikon jo për shkak të kushteve të kushteve “të buta”, që PSD  i ka vendos për buxhetin. Buxheti është procesi i parë që do ta rrezikon rënien e Qeverisë.”, ka përfunduar Haziri.

Gjatë ditës së sotme, Haradinaj kur është pyetur se nëse do të hiqet taksa apo do të rrëzohet Qeveria, ai ka thënë se do të shkrihet bora dikur.

Më 21 nëntor 2018, Qeveria e Kosovës mori vendim që mallrave që vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina t’u vihet taksa 100%. Mirëpo, ka pasur kërkesa të shumta edhe nga zyrtarë të BE-së që të shfuqizohet ky vendim.

Back to top button