Haziri kryetar i Gjilanit deri në fund të mandatit

Haziri kryetar i Gjilanit deri në fund të mandatit

Nënkryetari i LDK-së dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri u zotua se do të vazhdojë ta udhëheq Gjilanin deri në fund të mandatit.

Ai në emisionin “Argument Plus” RTV 21 mohoi se do ta ketë një post në qeverinë e re të Kosovës.

“Do të jem deri në Krishtlindje të vitit 2021 kryetar legjitim nëse kam shëndet edhe Zoti më jep mundësi”, deklaroi Haziri./21Media