Haziri viziton fermën e Xhelil Nezirit në Haxhaj

Haziri: Si mbështetje ndaj këtij fermeri, ne e kemi ndërtuar urën e cila ka qenë problemi kryesor

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, gjatë vizitës që i bëri fermerit Xhelil Zeqiri në fshatin Haxhaj, tha se ky është shembulli më i mirë se si një familje, me mjete vetanake, ka arritur të ndërtojë logjikën e familjes së madhe bujqësore.

“Kemi parë nga afër se si një familje në komunën tonë arrin me forca vetanake ta organizojë dhe ndërtojë logjikën e familjes së madhe bujqësore. Si mbështetje ndaj këtij fermeri, ne e kemi ndërtuar urën e cila ka qenë problemi kryesor për bacën Xhelil dhe për fshatin Haxhaj”, tha Haziri.

Haziri është zotuar se gjatë këtij viti do të vazhdojë ta mbështesë Grykën e Karadakut, duke realizuar projekte të tjera infrastrukturore, sikurse duke e ndihmuar edhe fermerët, me të gjitha mundësitë komunale.

“Gryka e Karadakut është zonë që tradicionalisht është në mërgatë dhe roli i tyre në zhvillim e ndërtim ka qenë jashtëzakonisht i madh dhe i vlerësuar”, ka shtuar Haziri.

Fermeri Xhelil Zeqiri, pasi e ka falënderuar kryetarin e Gjilanit për vizitën, ka njoftuar se në fermën e tij posedon 22 krerë lope, prej të cilave tha se ka mjaftë levërdi.

Ai ka njoftuar gjatë verës gjithmonë iu jep page dy punëtorëve, ndërkaq në sezonin e dimrit një punëtori./21Media

Back to top button