Ndeshja e tretë e çerekfinales së Ligës së Kampionëve për hendbollistë

Ndeshja e tretë e çerekfinales së Ligës së Kampionëve për hendbollistë

Hc Vardar sonte ka mposhtur MOL-Pick Szeged me rezultat përfundimtar, 31:23.

Edhe gjatë pjesës së parë në epërsi ishte Vardari, me rezultat 14:12, përcjell rtv21.tv

Kjo ndeshje u zhvillua në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampionëve për hendbollistë.

Gjatë ditës së djeshme u zhvilluan edhe dy ndeshjet e para të çerekfinales. Ndeshja e parë ishte në mes të Flensbur-Handewitt me Telekom Veszperm, ku fitues doli Telekomi. Ndërsa, ndeshja e dytë në u zhvillua në mes të Barça Lassa dhe HBC Nantes, ku fituese doli Barça.

Ndeshjet e skuadrave elitare dhe lojtarëve elitarë evropianë mund t’i përcillni drejtpërdrejt në RTV 21 Plus, që gjithnjë ofron për shikuesit kosovarë ngjarjet e rëndësishme të hendbollit./21Media