Përfundoi takimi mes HC Vardarit dhe Buducnostit

Përfundoi takimi mes HC Vardarit dhe Buducnostit

HC Vardari ka mposhtur Buducnostin me rezultat 31: 24. Edhe gjatë pjesës së dytë ashtu si edhe në të parën me pikë dominuan ekipi fitues. Pjesa e parë e këtij takimi përfundoi me rezultat 19 gola të shënuara nga HC Vardari dhe 8 nga Buducnosti, shkruan rtv21.tv

Ndeshja u zhvillua në kuadër të rundeve kryesore për kualifikime në Ligën e Kampionëve në Hendboll, Ndeshja u mbajt në qytetin e Shkupit, në qendrën sportive Jane Sandanski.
Refere të ndeshjes ishin Viktorija Kijauskaite dhe Ausra Zaliene.

Vardari gjendet në vendin e parë në grupin e 2-të me 14 pikë të grumbulluara pas 6 ndeshjeve, ndërsa Buducnost është në vendin e 4-të me vetëm 6 pikë të grumbulluara./21Media