Vardari triumfoi në gjysmëfinalen e dytë

Vardari triumfoi në gjysmëfinalen e dytë

Në gjysmëfinalen e dytë të Ligës së Kampionëve për meshkuj në hendboll, që po mbahet në Këln të Gjermanisë, HC Vardar u kualifikua për finale.

Ndeshja përfundoi me rezultat 26: 25, ku HC Vardar  fitoi të drejtën për t’u ndeshur me Paris Saint – Germain nesër më 04.06.2017 me fillim nga ora 18:00 në finalen e madhe.

Ndeshja e parë e gjysmëfinales mes Telekom Veszprem dhe Paris Saint-Germain përfundoi me rezultat 26 me 27, në këtë mënyrë PSG u kualifikua për finalen e madhe.

Ndryshe, ndeshja e finales do të transmetohet në kanalin 21Plus./21Media