Maqedonasit treguan forcat ndaj spanjollëve

Maqedonasit treguan forcat ndaj spanjollëve

Sonte në kuadër të xhiros së pestë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve në Hendboll u zhvillua ndeshja ndërmjet skuadrës maqedonase HC Vardar dhe asaj spanjolle FC Barcelona Lassa.

Në pjesën e parë të ndeshjes, skuadra maqedonase u tregua më e mirë se skuadra spanjolle, e cila arriti të fitoj me rezultat 16:12.

Ashtu si në pjesën e parë të ndeshjes, maqedonasit me lojë të mirë vazhduan edhe në pjesën e dytë, të cilët arritën të triumfojnë si në pjesën e parë të takimit, me rezultat 27-24, shkruan rtv21.tv

Ndryshe, ndeshja u transmetua live në RTV 21Plus./21Media