Përmbysi rezultatin

Përmbysi rezultatin

Ka përfunduar përballja mes Barcelona Lassa së Spanjës dhe Vardarit të Maqedonisë së Veriut me rezultat përfundimtar 27:29, për Vardarin.

pjesën e parë të ndeshjes Barça ka qenë në epërsi me shtatë gola (16:9). Megjithatë, Vardari ktheu rezultatin, si befasi.

Kjo ndeshje u zhvillua në kuadër të turneut përfundimtar (FINAL4) të Ligës së Kampionëve për hendbollistë në Köln të Gjermanisë.

Më herët u zhvillua ndeshja e parë gjysëmfinale e Ligës së Kampionëve për hendbollistë ndërmjet Telekom Veszprem-it dhe PGE Vive Kielce-s. Ndeshjen e fitoi skuadra e Telekom Veszprem-it, me rezultat 33:30.

Të dy ndeshjet u transmetuan drejtpërdrejt në RTV21Plus.

Ndërkaq, nesër nga ora 15:15 do të luhet ndeshja për vend të tretë, derisa finalja e madhe do të zhvillohet me fillim nga ora 18:00. Këto dy ndeshje nesër do të transmetohen në RTV21./21Media