I lënduari u dërgua për tretman mjekësor

I lënduari u dërgua për tretman mjekësor

Policia ka arrestuar dy persona serbë të dyshuar pasi që të njëjtit deri sa kanë qenë në sallën e Kooperativës Bujqësore, në një tubim të bujqve kanë ardhur deri te një mosmarrëveshje e cila ka kaluar në rrahje, në të cilën janë përfshirë disa persona.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:03 në Zubin Potok.

Policia ka njoftuar se njëri prej të dyshuarve ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi që në sallë ka pasur edhe hedhje të karrigeve dhe tavolinave.

I lënduar ka marrë tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit, rasti procedohet në mënyrë të rregullt./21Media