Heldt tha se festimi i ditës së tyre kombëtare është një rast i mirë për t’u tërhequr paksa nga rutina ditore

Heldt tha se festimi i ditës së tyre kombëtare është një rast i mirë për t’u tërhequr paksa nga rutina ditore

Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt ka deklaruar se pas një bllokade politike, shpreson që dialogu konstruktiv politik do të vazhdojë dhe do t’i mundësojë Kosovës të përparojë në rrugën e saj drejt prosperimit dhe integrimit euro-atlantik.

Këto komente ambasadori Christian Heldt i bëri me rastin e pritjes për shënimin e përvjetorit të 27 të Ditës së Bashkimit të Gjermanisë, ku tha se festimi i ditës së tyre kombëtare është po ashtu një rast i mirë për t’u tërhequr paksa nga rutina ditore,

Sipas saj, nesër do të bëhen 27 vjet që kur Gjermania është bashkuar në mënyrë paqësore.

“Është ky një përvjetor ngazëllyes, të cilin duam ta festojmë me miqtë dhe partnerët tanë këtu. Bashkëshortja ime dhe unë jemi vërtetë të nderuar dhe të lumtur që aq shumë nga ju e keni pranuar ftesën tonë sonte”tha ai.

Heldt tha se festimi i ditës së tyre kombëtare është po ashtu një rast i mirë për t’u tërhequr paksa nga rutina ditore, të cilën e ndajmë me ju dhe për të reflektuar mbi situatat tona në kuptim më të gjerë.

Ai ka shtuar se sikur Gjermania në të kaluarën, as Kosova nuk do të mbetet vetë, pasi Gjermania në mënyrë bilaterale dhe brenda Bashkimit Europian do të vazhdojë ta mbështes Kosovën në rrugën e saj./21Media