Poezi shqipe

Poezi shqipe

Faik Konica është një nga personalitetet më në zë të kulturës dhe letërsisë shqiptare. Prozator dhe poet, publiçist dhe estetist, kritik letrar dhe përkthyes.

Ka lindur në Konicë, më 15 mars 1875. Ai me veprën e tij të shumanshme pasuroi dhe ngriti në lartësi të reja fjalën shqipe dhe mendimin letrar shqiptar.  Njeri me dituri të madhe, dhe dhunti artistike. Mjeshtëri i gjuhës shqipe vdiq në Uashington më 14 dhjetor 1942.

Këtu gjeni disa vargje të thurura nga poeti jonë i njohur./21Media

Helena e Trojës

N Trojë, nga maja e një kulle të lartë
Helena e bardhë zgjat kryet dhe përgjon
posht nënë murët luftën që lufton
Menella syzi me Parin flokartë;

Shikon buzëqeshur e me ballë të qartë
Zjarrin që ka ndezur vetë dhe ëndrron,
E stolisur si ditën që hipi në fron.
Kur vajti nus’e re nga Amykla në Spartë.Dhe në shesh Menella me Parin të tërbuar
Goditin me sulm për të mundur e për të vdekur
Gjëmojnë duke uar zërin në qiell.Gjaku u ka hyrë faqe e duar
Kordhë më kordhë, hekuri me hekur
Perpiqen, tingëllojnë, shkëlqejnë në diell.