Helmimi i mbështetësve të PD, dosja i kalon prokurorisë

Sipas policisë kjo ishte kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë

Policia e Shtetit ka reaguar sërish në lidhje me ngjarjen ku 140 mbështetës të PD-së u helmuan pas mitingut elektoral që mbajti opozita, ndërsa bën me dije se ka nisur hetimet.

“Në lidhje me ngjarjen në mitingun e PD policia ka referuar materialet në prokurori për nenin 201 te k. Penal që është për ndotjen e ajrit. Ndotja e ajrit përmes çlirimit të tymrave, gazrave dhe lëndëve të tjera toksike radioaktive e bërë tej kufirit të normave të lejuara, kur vepra nuk përbën kundërvajtje administrative, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet. Po kjo vepër, kur ka shkaktuar pasoja të rënda për jetën e shëndetin e njerëzve, dënohet me burgim gjer në dhjetë vjet. Ka dyshime se simptomat militantëve tu kenë ardhur edhe nga ndriçimi i fortë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë.

Back to top button