Shkak ushqimi

Shkak ushqimi

Rreth 20 nxënës të shkollës 9-vjeçare në Postribë të Shkodrës kanë shfaqur shenja helmimi.

Mësohet se nxënësit e moshës 15-16 vjeç janë helmuar ditën e djeshme dhe 4 prej tyre janë ende në spital.

Ata kanë pasur simptoma marrje mendsh dhe të vjella.

Dyshohet se shkak i helmimit është ushqimi.

Rasti po hetohet nga AKU dhe ISSH./oranews