Helmohen 220 punëtorë fabrike
Rreth 220 persona janë helmuar mbrëmë në fabrikën për prodhimin e pjesëve automobilistike “Lear” në Tetovë
Sipas gjitha gjasave helmimi ka ndodhur nga ushqimi, prandaj i tërë ndërrimi i natës ka përfunduar në spital.
Sipas informatave të para nga policia, ngjarja është lajmëruar nga personeli i spitalit klinik të Tetovës rreth orës 4 e 40 min mbas mesnatës , pasi që në ora 1 punëtorëve të ndërrimit të tretë u është shpërndarë ushqimi. Pastaj pas 2 orëve nga 264 punëtor te 220 prej tyre janë lajmëruar simptomat e helmimit nga ushqimi- vjellje, dhimbje në stomak.
Sipas informatave të deritanishme një pjesë e punëtorëve pas mjekimit janë lëshuar në mjekim shtëpiak./21Media