Nxënësit janë jashtë rrezikut për jetë

Nxënësit janë jashtë rrezikut për jetë

Pesë nxënës të një shkolle fillore në Prishtinë janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Dyshohet se nxënësit janë helmuar nga ushqimi.

Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu.

“Ju konfirmojmë se 5 nxënës të shkollës fillore, janë duke u mjekuar në Kliniken Infektive, nën dyshimet se janë të helmuar nga ushqimi”, ka thënë Fazliu.

Konfirmohet se nxnësit janë jashtë rrezikut për jetë./21Media