Asnjëri nga të helmuarit nuk është në gjendje të rëndë shëndetësore

Asnjëri nga të helmuarit nuk është në gjendje të rëndë shëndetësore

57 persona janë duke u trajtuar për helmim nga monoksidi i karbonit pas një rrjedhje të dyshuar kimike në Kent sot.

Tre ambulanca, pesë motorë zjarri, oficerë të materialeve të rrezikshme dhe një njësi kimike e specializuar u grumbulluan në një zonë tregtare pranë Maidstone këtë pasdite, ku filluan të mjekoheshin fillimisht 57 persona.

Punëtorët kuptohet se kanë qenë në një fermë për mbushjen e frutave kur raportohet se filluan të ankoheshin për marramendje, transmeton rtv21.tv.

 

Mjekët e spitalit Kent raportojnë se qytetaët e shtruar kanë problem me frymëmarrjen. Spitali është mbyllur në mënyrë që të parandalohet përhapja e problemit. Shumë spitale janë vendosur në gatishmëri për çdo rast emergjent për të pritur të tjerë pacientë. Asnjë prej personave nuk ndodhet në gjendje kritike, raportojnë mediat Britanike.

Policia e Kent është njoftuar për rrjedhje të një kimikati në rrugën Sutton në Maidenstone ndërsa oficerët ndodhen në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të saj./21Media