Helmohen 9 persona në Lipjan

Ushqimi i lokalit u doli të jetë i dëmshëm

Nëntë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore para mesnatës së 22 dhjetorit, pasi shëndeti i tyre u përkeqësua mbasi kanë ngrënë ushqim në një lokal.

Pasi morën tretmanin mjekësor, të helmuarit, katër prej të cilëve ishin të mitur, janë liruar për në shtëpi.

Rasti, njoftoi Policia e Kosovës, ka ndodhur në Lipjan. Ndërsa rasti është cilësuar si prodhim dhe vënie në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimorë./21Media

Back to top button