Rosat e egra, lejlekët, shqiponjat, dallëndyshet e detit si dhe një vragë shpezësh shtegtare dhe autoktone do të mund t'i hasni në Henc

Rosat e egra, lejlekët, shqiponjat, dallëndyshet e detit si dhe një vragë shpezësh shtegtare dhe autoktone do të mund t’i hasni në Henc

I vendosur në rrafshin e Kosovës, në mes të lumenjëve Sitnica dhe Drenica shumë pranë Aeroportit të Prishtinës në pamje të parë fshati Henc të jep bindjen se po vizitoni një fshat të zakonshëm të asaj ane, i cili është i pasur me toka bujqësore dhe me mundësi të shumta për tu marrë me bujqësi dhe blegtori.

Ky fshat relativisht i vogël ju ofron mundësinë të shihni aterime të shumta të aeroplanëve, të cilët duket se nuk pushojnë kurrë. Ata shkojnë aq pranë kulmeve të shtëpive të tyre saqë po t’i shohësh nga larg ke frikën se do të puqen me to. Me aeroplanët, banoret thonë se janë mësuar dhe  fluturimet e tyre shpesh i krahasojnë edhe me ato të shpezëve shtegtare, të cilët këtu kalojnë një pjesë të rrugës së tyre.

Për të shkuar deri aty pasi të ketë mbaruar rruga e asfaltuar do të ju duhet të bëni rreth 5 minuta rrugë, e cila në fillim nuk është se do të ju jap bindjen se do të shihni diçka më shumë se pamjen e bukur të lëndinave në këtë kohë.

Rosat e egra, lejlekët, shqiponjat, dallëndyshet e detit si dhe një vragë shpezësh shtegtare dhe autoktone do të mund t’i hasni në fshatin Henc. Secili prej tyre do te ju mahnisë me diçka nga pamja dhe sjellja e tyre! Ato janë thjesht njëra prej 7 mrekullive në tokë!

Për të parë këto dhe jo vetëm shihni reportazhin e mëposhtëm të Edona Demiqit, të realizuar në kuadër të ciklit të reportazheve “Copëza Kosove”./21Media