Nga ora 18:00 zhvillohet ndeshja mes Gjermanisë dhe Kosovës

Nga ora 18:00 zhvillohet ndeshja mes Gjermanisë dhe Kosovës

Kombëtarja e Kosovës në hendboll të shtunën mbrëma ka zhvilluar një stërvitje në Nurnberg. Ndërsa, të dielen nga ora 18:00, luhet takimi Gjermania – Kosova.

Kosova në rast të fitores ndaj superfuqisë ka rast të shkëlqyer të kualifikohet në Evropian nga pozita e tretë në grup.

“Sipas të gjitha gjasave gjermanët e kanë ndërmend të bëjnë disa eksperimente ndaj nesh. Gjermania ka në përbërje lojtarë të ri, që janë të motivuar për të përfaqësuar vendin e tyre në të ardhmen. Kështu që do të luajnë me forcë shumë të madhe kundër nesh. Ne kemi ardhur që të shkaktojmë dëmin më të madh të mundshëm ndaj tyre dhe të mundohemi të kualifikohemi në kampionat. Neve na duhet vetëm fitorja, të gjithë e kemi këtë në vetëdije dhe për këtë kemi ardhur këtu. Pres që ekipi të angazhohet si kundër Polonisë, të luajë me besim dhe vrull. Gjasat janë që mundemi edhe këtu të shkaktojmë një befasi”, ka theksuar selektori Taip Ramadani pas vendosjes në Gjermani, thuhet në njoftimin e Federatës së Hendbollit të Kosovës.

Më 12 qershor është zhvilluar takimi mes Kosovës dhe Polonisë, që përfundoi me barazim.

Takimi Kosovë – Poloni u transmetua në RTV21 plus. Po ashtu, edhe ndeshja Gjermani – Kosovë do të transmetohet në RTV 21Plus.