HENDBOLL: Kosova mikpritëse e Kupës së Botës për universitete

Kjo ngjarje vlerësohet si njëra nga organizimet më të mëdha sportive në vendin tonë
Prej 11 deri më 17 korrik Kosova do të jetë mikpritëse e Kupës së Botës në hendboll për universitete, në të cilën do të marrin pjesë 20 universitete ndërkombëtare me rreth 500 studentë dhe përfaqësues të sportit universitar. Ndeshjet e Kupës Botërore në hendboll për universitete do të zhvillohen në Pallatin e Rinisë dhe në sallën “1 Tetori” në Prishtinë./21Media

Back to top button