Mësohen kundërshtarët për “IHF Trophy Intercontinental”

Mësohen kundërshtarët për “IHF Trophy Intercontinental”

Pas triumfit në garat e IHF Trofy në Evropë, ekipet kombëtare të Kosovës në Hendbollt në grupmoshën deri në 20 dhe grupmoshën deri në 18 vjec kanë mësuar kundërshtarët në garën IFH Trofi Interkontinental.

Hendbollistët e grupmoshës U-20, do të përballën me: Nigerinë, Taipein Kinezë, SHBA-në, Australinë dhe Paraguajin.

Në rast triumfi në këtë garë që zhvillohet në prill të vitit të ardhshëm, ekip ynë U-20, do të siguroj plasmanin në Kampionatin Botërorë.

Në anën tjetër hendbollistët e grupmoshës U-18-të do të përballën me: Nigerinë, Taipein Kinezë, Kanadaën, Zelandën e Re dhe Paraguajin./21Media