Superligën e Kosovës në hendboll për femra

Superligën e Kosovës në hendboll për femra

Prishtinës i ka takuar derbi i javës së fundit të stinorit vjeshtor në Superligën e Kosovës në hendboll për femra.

Prishtina e ka mposhtur të dielën në palestrën “Bill Clinton” Ferizajin vendas me rezultat 30:27, në kuadër të javës së nëntë. Ferizaji që për herë të parë luan në Superligë, ishte humbja e parë pas tetë fitoreve rresht duke e larguar atë nga pozita e parë.

Stinorin vjeshtor në vend të parë e përfundon Istogu me 16 pikë, sa i ka edhe Ferizaj në vend të dytë ndërsa Vushtrria renditet e treta me 14 pikë, sa i ka edhe Prishtina në vend të katërt. Në mes këtyre katër skuadrave pritet garë e fortë dhe interesante në stinorin pranveror.

 

Mehmeti ishte më e dalluara te Prishtina me 9 gola. Nga 5 i shënuan Ipqi e Sefedini. Te Ferizaj më efikasja ishte Koneski me 10 gola.

Të dielën u luajt edhe ndeshja në mes të Samadrexhës e Vëllaznimit. Fitore shënoi Vëllaznimi me rezultat 30:25. Kursani shënoi plot 17 gola për Vëllaznimin. Maloku u dallua te Samadrexha me 9 gola./21Media