Vushtrria dhe Istogu shënojnë fitore

Vushtrria dhe Istogu shënojnë fitore

Sot janë zhvilluar ndeshjet e para të gjysmëfinales së play off-it në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Ndeshja e parë është zhvilluar mes Vushtrrisë dhe Prishtinës, në Vushtrri me fillim nga ora 17:00. Kjo ndeshje ka përfunduar me rezultat përfundimtar 26:19, në favor të skuadrës vendase. Vlen të theksohet se edhe në pjesën e parë të ndeshjes vushtrriaset ishin në epërsi, me rezultat 12:11, transmeton rtv21.tv

Vushtrria ka përfunduar stinorin e rregullt në vend të dytë, ndërsa Prishtina në të tretin. Ndeshja e dytë luhet në mesjavë në Prishtinë.

Ndërsa, ndeshja tjetër, Istogu-Shqiponja ka përfunduar me rezultat përfundimtar 35:26. Edhe në pjesën e parë të ndeshjes Istogu ka qenë në epërsi, me rezultat 16:10./21Media