Kryeson Vardari me Stoillov, Gonzales dhe Shterbik

Kryeson Vardari me Stoillov, Gonzales dhe Shterbik

Hendbollisti Stojnaçe Stoillov, trajneri Raul Gonzales dhe portieri Arpad Shterbik, të gjithë nga klubi i hendbollit “Vardar” janë seniorët më të suksesshëm për vitin 2017. Asnjëri prej tyre sot nuk ishte i pranishëm gjatë ndarjes së shpërblimeve.

Karateisti Petar Zoborski është shpallur sportisti më i mirë në kategorinë e të rinjve, ndërsa sportisti më i talentuar i ri, është zgjedhur Aid Sallihasi nga klubi për mundje “Tefejuz”.

Zëvendës-kryetari i qytetit të Shkupit, Enver Maliqi tha se buxheti për sportin, vitin e ardhshëm do të rritet dyfish, përkatësisht nga 300 mijë denarë në 600 mijë denarë.

“Përveç investimeve në sportin rekreativ dhe në sportin për persona me nevoja të veçanta, në suaza të mundësive, më së shumti do të investojmë në sportin për shkollat e mesme. Ardhmëria e sportit të Maqedonisë është pikërisht në organizimin e suksesshëm të sportit të shkollave të mesme”, tha Zv.kryetar i qytetit të Shkupit.

Sot u zgjodhë edhe sportisti i cili dha mund më së shumti për të arritur rezultate, ai është Andrej Stojanovski, nga kategoria e personave me nevoja të veçanta. Ai është anëtar i klubit notues “Beta”.

Për arritjet në notim, pas tij radhitet Florens Garet, britanikja e re e cila e fitoi vendin e parë në garën për notim në kurriz prej 50 metra, në kampionatin evropian për persona me Sindromin Daun, që u mbajt në Paris. Ajo notoi nën flamurin e Maqedonisë, raporton TV21./21Media