Njeriu i patateve

Njeriu i patateve

Për shkak të peshës së tij shqetësuese, Flinders Taylor hëngri patate për një vjet rresht. Rezultatet e kësaj mënyre të ushqyeri, ishin të habitshme.

Taylor tregon se e ndërmori këtë nismë të çuditshme pasi për shkak të kileve nuk ndihej mirë fizikisht dhe shpirtërisht.

Për çdo ditë ai hëngri nga 3 kilogramë patate në ditë dhe se nuk përdori asnjë lloj vaji për gatimin e tyre.

Një jet më vonë, Taylor si rezultat i këtij ‘regjimi’ humbi plot 49 kilogramë nga 151 që kishte qenë në fillim.

“Unë po bëhem gjithnjë e më mirë dhe kjo vetëm falë patateve”, u shpreh ai.

Përkundër se shumica e dietologëve ishin kundër kësaj diete, duket se Taylor ia doli të humbë kilogramët e padëshiruara me një formë aspak të zakontë. /21Media