Sipas Hanry-it për t'u zhvilluar si futbollist duhet të largohet nga Manchester United

Sipas Hanry-it për t’u zhvilluar si futbollist duhet të largohet nga Manchester United

Marcus Rashford duhet ta mendojë largimin nga Manchester United në mënyrë që të vazhdojë zhvillimin e tij si futbollist.

Kështu mendon legjenda franceze e Arsenalit, Thierry Henry. Rashford ka bërë 25 paraqitje në Premier League këtë sezon të garave, por ai nuk është përfshirë në gjitha ndeshjet e “djajve të kuq”.

Ardhja e Alexis Sanchez tek United duket se zvogëlon edhe më shumë hapësirën e 20 vjeçarit në skuadrën e Jose Mourinhos.Henry thotë se “Rashford duhet ta mendoj largimin nga Manchester United për të vazhduar zhvillimin e tij si futbollist”.