Kroacia u kualifikua në finale

Kroacia u kualifikua në finale

Në “Luzhniki Stadium” u luajt gjysmëfinalja e dytë e Kupës së Botës “Rusi 2018” mes Kroacisë dhe Anglisë.

Kroacia fitoi me rezultatin 2-1 pas kohës shtesë, duke arritur kështu për herë të parë në historinë e saj në një finale Botërori.

Perisic dhe Manzukic shënuan për kroatët, duke përmbysur dizavantazhin me golin e shpejtë të anglezëve të shënuar nga Tripier.

FIFA ka shpallur lojtarin më të mirë të ndeshjes sulmuesin e Interit, Ivan Perisic.