Heroike, hidhet nga ura për të shpëtuar një grua që po mbytej

Kërceu nga ura 21 metra e lartë

Një burrë është hedhur në lumë nga një urë 21 metra e lartë për të shpëtuar një grua që po mbytej. Dhyaneshwar Bilder po ecte me biçikletë në një urë mbi lumin Tapi në Rawar-Taluk të Maharashtra, Indi, kur pa gruan që u hodh në lumë më 1 janar.

Një turmë njerëzish u mblodh sipër urës duke parë gruan e pafuqishme, e cila po mbytej po asnjë nuk kishte guxim të hidhej për ta shpëtuar.

Vetëm Dhyaneshwar u tregua i guximshëm. Ai zbriti nga biçikleta e tij dhe hodhi një copë të madhe druri në lumë. Më pas 30-vjeçari u hodh edhe vetë. Dhyaneshwar notoi drejt gruas së bashku me copën e drurit dhe i kërkoi asaj që të mbahej në të, duke e tërhequr drejt bregut.

30-vjeçarja, një banore e fshatit Dhurkheda, u hodh në lumë për t’i dhënë fund jetës pas një mosmarrëveshjeje me bashkëshortin e saj.

Back to top button