Herrera pritet të kalojë në Paris në fund të sezonit

Herrera pritet të kalojë në Paris në fund të sezonit

Mesfushori i Manchester United, Ander Herrera ka arritur një para marrëveshje me skuadrën e PSG-së.

Ander Herrera pritet të kalojë në Paris, si një transfer i lirë në fund të këtij sezoni, sipas Daily Record.

Kontrata e mesfushorit spanjoll me Manchester United është ndërprerë dhe thuhet se tanimë spanjolli ka arritur një marrëveshje me lidërët e Ligue 1.

PSG janë në kërkim për një mesfushor kualitativ, që nga ndërprerja e bashkëpunimit me francezin Rabiot.