Poezi nga Dritëro Agolli

Poezi nga Dritëro Agolli

HESHTJA

Cigaria u dogj gjer në fund,
Mbi tryezë gjumi më mori,
Në xham era perdet i tund,
Dhe hesht koridori.

Me kokë në tryezë të flesh,
Të shohësh ëndërra të blerta,
Sa ndot!…Të zgjohesh e prapë të gjesh,
Në qoshe të vjellat e lëna nga jeta.