Heshtja zgjedhore do të zgjasë edhe pas orës 19:00

 
Nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor në Maqedoninë e Veriut, kanë njoftuar se heshtja zgjedhore do të vazhdojë edhe pas orës 19:00, deri sa të mbyllet edhe vendvotimi i fundit në Maqedoni.
Siç thonë nga KSHZ, në vendvotimet ku ka pasur pengesa për shkak të sistemit biometrik për marrjen e shenjave të gishtave, votimi do të vazhdojë edhe pas orës 19:00./21Media

Back to top button