“Topçinjtë”, për momentin janë në vendin e tretë

“Topçinjtë”, për momentin janë në vendin e tretë

Ish-sulmuesi i Liverpoolit, Emile Heskey beson që Arsenali mund të përfundojë në top katër.

Arsenali ka qenë për 20 sezone në top katër të Premier Ligës, por në tri sezonet e fundit ka përfunduar nuk ka arritur.

Heskey beson që klubi mund të hyjë në top katër dhe sulmuesi me prejardhje nga Gaboni mund t’iu ndihmoj.

Janë duke pasur rezultate të mirë dhe kanë lojtarë të mirë. Aubameyang është shumë i mirë dhe shihet si lojtarë që mund të shënoj në çdo ndeshje. Është ankthi i një mbrojtësi, sepse i duhet vetëm një shans. Ka dëshirë për gola dhe është blerja e duhur për klubin”, deklaroi ai.

“Topçinjtë”, për momentin janë në vendin e tretë me 15 pikë, nëntë me pak se lideri Liverpool që në kampionatin anglez ende nuk e ka provuar shijen e humbjes.