Shoqata “Të gjithë të ngopur” angazhohet që të gjithë ata që konsiderohen të varfër të mund të sigurojnë për veten tri vakte në ditë

Shoqata “Të gjithë të ngopur” angazhohet që të gjithë ata që konsiderohen të varfër të mund të sigurojnë për veten tri vakte në ditë

Sa kohë jeni rrugëve?
“Tashmë 12 vjet jam në rrugë. Askush nuk më pyet nëse kam nevojë për diçka, askush, askush”.
A keni punuar diçka më parë?
“I pastroja rrugët, por u sëmura… Djali im punonte në një fabrikë, por u mbyll dhe tani edhe ai është në rrugë”.
A merrni ndihmë sociale?
“As ndihmë sociale, nuk marr as ndihmë të njëhershme, asgjë nuk marrim. U ankova gjithkund, por ishte kot”.
Sa para ju nevojiten që ta kaloni muajin?
“Të paktën për ushqim të kemi”.
Sa herë në ditë hani?
“Dy herë. Ndonjëherë djali dëshiron të pijë ndonjë lëng, po edhe unë”.

Me rastin e Ditës Botërore të luftës kundër varfërisë – 17 tetorit, Maqedonia sot ishte nikoqire e një konference rajonale.

“Me qëllim përfundimtar, askush të mos lihet pas dore, secili qytetar të jetë në qendër të vëmendjes dhe ta nxjerrim nga varfëria”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev.

Pyetjes nëse e di shifrën e të varfërve në vend, Carovska tha se Enti shtetëror për statistikë vonohet 2 vjet, kështu që shifrën reale për sot do ta dimë në vitin 2021. Në fakt do t’i dimë edhe efektet nga funksionimi i planit për uljen e varfërisë.

“Që të mund të flitet në përqindje dhe shifra, duhet të jemi të sigurt se shifrat e prezantuar paraprakisht ishin të saktë. Sipas statistikës, 22% janë të varfër”, tha ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Milla Carovska.

Nga njëra anë hidhen sasi të mëdha ushqimesh, ndërsa nga ana tjetër ka shumë njerëz të uritur. Andaj, shoqata “Të gjithë të ngopur” angazhohet që të gjithë ata të cilët konsiderohen të varfër të mund të sigurojnë për veten tri vakte në ditë.

“Në Maqedoni ka 460 mijë qytetarë të varfër, ndërsa vlerësimet tona tregojnë se në nivel vjetor hidhen 100 mijë tonë ushqim, për shembull, sezonin e kaluar janë hedhur 50 mijë tonë mollash”, theksoi Bllazhe Josifovski nga Shoqata “Të gjithë të ngopur”.

Edhe këtë muaj “Të gjithë të ngopur” kanë shumë aktivitete siç është gatimi për fëmijët nga Shuto Orizarë nën moton “Ushqej 10 000”, shpërndarje të pakove me ushqim deri te shtëpitë e pleqve, raporton TV21./21Media