Kampionati gjerman do të fillojë më 18 gusht

Kampionati gjerman do të fillojë më 18 gusht

Është hedhur shorti i edicionit të 55-të të Bundesligës gjermane. Ndeshja hapëse e sezonit do të jetë ajo në mes të kampionëve të Bayern Munich dhe Bayern Leverkusen.

Bavarezët e mbyllën sezonin 2016-2017 me vetëm dy humbje në 34 takime dhe me 15 pikë distancë nga vendi i dytë. Në ndeshjen hapëse të kampionatit ata do të kërkojnë ta nisin me fitore, përballë një kundërshtari siç është Leverkusen.

Borussia Dortumund do të udhëtojë drejt Wolsburgut, me ujqërit që do të tentojnë të shmangin një sezon tjetër dëshpërues sikurse ai i kaluari, ku shpëtuan nga rënia në një divizon më poshtë vetëm pas barazhit.

Befasia e sezonit të shkuar RB Leipzig, do të ndeshet me Schalken.