Duel interesant mes Arsenalit dhe Tottenhamit

Duel interesant mes Arsenalit dhe Tottenhamit

Janë mësuar çiftet e ndeshjeve çerekfinale në Kupën e Ligës në Angli. Me t’u mbyllur ndeshjet e mbrëmshme, është hedhur shorti për duelet e raundit tjetër të EFL Cup.

Duel shumë interesant pritet të jetë ai në mes të Arsenalit dhe Tottenhamit, dy rivalët e mëdhenj të veriut të Londrës.

Chelsea do të ballafaqohet me skuadrën e Bournemouth.

Kurse Manchester City, i Pep Guardiolas që luan sot me Fulham, në rast se kalon tutje, ndeshet me fituesin e sfidës, Leicester City-Southampton.

Çiftet:

Arsenal – Tottenham

Chelsea – Bournemouth

Leicester/Southampton – Manchester City/Fulham

Middlesbrough – Burton