Vetëm katër ekipe do të kualifikohen

Vetëm katër ekipe do të kualifikohen

Sot është hedhur shorti i Play Off-it për evropianin 2020. Në këtë Play 0ff do të marrin pjesë 16 ekipe, por vetëm katër prej tyre do të kualifikohen më tutje.

Skuadrat janë ndarë në katër grupe, duke u bazuar në performancat në Ligën e Kombeve. Të gjitha skuadrat do të luajnë nga dy ndeshje, gjysmëfinalen dhe finalen e gupeve të tyre.

Grupi A

Islanda kundër Rumanisë

Bullgaria kundër Hungarisë

Fituesi i ndeshjes ndërmjet Bullgarisë dhe Hungarisë do të jetë nikoqir i finales së këtij grupi.

Grupi B

Bosnje dhe Hercegovina kundër Irlandës Veriore

Sllovakia kundër Irlandës

Fituesi i ndeshjes ndërmjet Bosnje dhe Hercegovinës kundër Irlandës Veriore do të jetë nikoqir i finales së këtij grupi.

Grupi C

Skocia kundër Izraelit

Norvegjia kundër Serbisë

Fituesi i ndeshjes ndërmjet Norvegjisë kundër Serbisë do të jetë nikoqir i finales së këtij grupi.

Grupi D

Gjeorgjia kundër Bjellorusisë

Maqedonia e Veriut kundër Kosovës

Fituesi i ndeshjes ndërmjet Gjeorgjisë kundër Bjellorusisë do të jetë nikoqir i finales së këtij grupi. Pra, Kosova në kuadër të këtyre Play Off asnjë ndeshje nuk do ta luajë si vendase.

Gjysmëfinalet do të luhen më 26 mars, kurse finalet do të zhvillohen më 31 mars./21Media