Higuain: Barcelona mund të rikthehet

Sulmuesi i Juventusit ka bërë këto komente 1 ditë para përballjes së Barcelonës me Juventusin në Camp Nou në kuadër të Ligës së Kampionëve

Argjentinasi Gonzalo Higuain ka lavdëruar yjet e Barcelonës që bëjnë mrekulli, dhe sipas tij fitorja në raundin e parë prej 3 me 0 nuk është e madhe kur është fjala për Barcelonën.

“Nuk e di nëse epërsia jonë prej 3 golave do të jetë e mjaftueshme. Ne duhet të luftojmë në Camp Nou si herën e parë në Turin. Barcelona treguan kundër PSG-së se janë në gjëndje që të prodhojnë mrekulli, kështu që ne duhet të kemi kujdes të shtuar”, ka thënë Higuain për sajtin zyrtar të Juventusit, shkruan rtv21.tv.

Juventus janë në vendin e parë në Serie A, me 6 ndeshje të mbetura deri në fund të sezonit dhe 8 pikë para Romës e cila gjendet në vendin e dytë. Gjithashtu Juventus do të ndeshet me Lazion në finale të Kupës së Italisë./21Media

Back to top button