Higuain foli edhe për të ardhmen e tij

Higuain foli edhe për të ardhmen e tij

Sulmuesi Gonzalo Higuain beson që bashkëlojtari i tij, Cristiano Ronaldo ka ndryshuar.

Higuain që ka luajtur me portugezin në Real Madrid dhe beson që ai është bërë më i ‘pjekur’.

Kemi luajtur më herët në Real. Shumë vite kanë kaluar dhe është bërë tjetër lojtar, më i ‘pjekur’, me familje. E shijova lojën më të më herët dhe jam i gëzuar që po luajmë së bashku”, deklaroi Higuain.

Higuain iu bashkua Juves në vitin 2016 derisa Ronaldo u transferua në vitin 2018.

Argjentinasi tha se është duke e shijuar faktin që po luan bashkë më të.

Në fund Higuain foli për të ardhmen e tij, pasi gjatë afatit kalimtar ishte i lidhur me një kalim te gjiganti argjentinas, River Plate.

Kam këtë vit, dhe një tjetër pas këtij në Juventus. Asnjëherë nuk ia mbylli derën mundësisë. Atje trajneri është i mrekullueshëm dhe kam disa miq. Njerëzit e River kanë qenë të mrekullueshëm, por jam duke menduar për të tashmen dhe duke e shijuar futbollin në kampionatin italian”, përfundoi ai.

Higuain ka shënuar një gol gjatë pesë paraqitjeve këtë sezon./21Media