Sulmuesi argjentinas nuk është ftuar për ndeshjen e nesërme të Milanit

Sulmuesi argjentinas nuk është ftuar për ndeshjen e nesërme të Milanit

Rossonerët nuk po kalojnë momente të mira në Serie A dhe për t’i shtuar më shumë problemet e Gennaro Gattusos, vjen mungesa e sulmuesit kryesor të ekipit.

Gonzalo Higuain ka një lëndim në këmbë dhe nuk është ftuar fare për sfidën që Milani e luan si mysafir i Empolit.

Higuain i cili këtë verë iu bashkua Milanit nga Juventusi, ka realizuar nga një gol në tri ndeshjet e fundit dhe mungesa e tij do të vërehet në duelin e nesërm.

Milani ka vetëm pesë pikë pas katër ndeshjeve të luajtura këtë sezon në Serie A.