Hiqet tarifa e skanimit për mjetet që dërgojnë ndihma në Shqipëri

30 ditë pa tarifë

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave në Shqipëri, që nga sot ka hequr tarifën e skanimit për çdo mjet që dërgon ndihma humanitare për të prekurit nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit.

DPD në bashkëpunim me kompaninë S2 Albania, ka mundësuar nga sot në sistem mospagimin e kësaj tarife për këtë kategori mjetesh, që dërgojnë ndihma humanitare për një afat 30 ditor.

Kjo nismë u ndërmor në shenjë solidariteti me gjithë të prekurit nga tërmeti.

Tërmeti i ditës së martë ishte me magnitudë 6.4 ballë dhe është pasur nga qindra tërmete të tjera. Nga ky tërmet humbën jetën 50 persona.

Back to top button