Teknika e ngrohjes

Teknika e ngrohjes

Sa herë që përmendet fjala çamçakëz, nuk mund të mos mendoni për shijen e mirë të tij, këshillën e pakuptimtë që u jepnin prindërit ‘’Mos e çoni poshtë pasi do ju ngjisë zorrët’’, si dhe skenarin që nuk do ta donte askush: çamçakëz i ngjitur në veshjen tuaj të preferuar.

Pakujdesia, ndonjë ngatërresë e momentit apo dhe shakatë pa kripë që bëjnë disa njerëz në autobus ose fugon, mund të kthehen në makthin e momentit.

Qetësohuni, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar pasi truket e mëposhtme do t’ju ndihmojnë të hiqni çamçakëzin brenda pak minutash duke mos e dëmtuar copën e rrobës.

Tashmë e njihni teknikën e ngrirjes, mund t’a rikujtoni duke klikuar në funksionet e panjohura të frigoriferit. Por, sot do të njiheni me dy të tjera shumë interesante dhe efektive.

Duke përdorur teknikën e ngrohjes: Ngrohni fillimisht njollën e çamçakëzit me tharëse flokësh derisa ajo të shkrijë plotësisht dhe të duket si pelte. Më pas kalojini sipër me hekur rrobash dhe hiqeni me ndihmën e një thike ose të çfarëdo lloj objekti me majë të mprehtë.