3 histori në jetën reale që do të mund të krijoheshin filma prej tyre

3 histori në jetën reale që do të mund të krijoheshin filma prej tyre

Ndonjëherë jeta reale prodhon histori të cilat zor se besohen nga audienca. Histori të tilla, të cilat lehtë nga to do të mund të krijoheshin filma shumë të sukseshëm, shkruan BrightSide. Më poshtë ju mund të lexoni disa histori të shkurtëra të disa personave të cilat do të ju ngjallin emocion dhe do të ju japin të rrahura të zemrës, transmeton rtv21.tv.

Një aktore dhe gazetare suedeze e cila u dashurua në një burrë të pa strehë. Emmy Abrahasom nga Suedi e kishte takuar burrin e saj në Amsterdam në vitin 2006. Ajo menjëherë e kuptoi se ai ishte një i pa strehë pasi rrobat dhe flokët e tij ishin shumë të pa pastërta. Emri i burrit të saj është Vic Kocula.  Ata pas disa bisedave të shkurtëra vendosën të takoheshin prapë me njëri tjetrin pasi kishte një kimi mes tyre. Më vonë, kur ajo u kthye në Vienë ku ajo jetonte atë kohë atje, ajo mendoi se nuk do ta shihte më Vicun asnjëherë, por pas 3 javësh ai e kishte telefonuar atë. 10 vite kanë kaluar që nga ajo kohë dhe ata janë të martuar e me fëmijë. Vic hoqi dorë nga alkooli dhe mbaroi studimet për inxhineri mekanike. Ai madje shkruajti edhe një libër i cili hyri në mesin e librave më të shitur.

2 vajza shkuan për një shëtitje me jaht, por përfunduan në oqean për 5 muaj deri sa u shpëtuan. Jennifer Appel dhe Tasha Fuiava vendosën ta bëjnë një shëtitje me jaht nga Hawai në Tahiti. Ato morën edhe qentë e tyre me vete dhe vendosën të shëtisin për 18 ditë. Ato patën probleme me motorin e jahtit dhe ishin shumë larg tokës ku do të zbarkonin. Vajza u sulmuan edhe nga peshkanqenët. Për 5 muaj ato kishin ngrënë të njëjtat ushqime por më pas u gjetën nga një peshkatar taivanez dhe më pas nga ushtria amerikane. Atyre u kishin mbaruar ushqimet dhe humbën të gjitha shpresat për shpëtim.

Gruaja amerikane që adaptoi një vajzë me aftësi të kufizuara e që më vonë u bë një atlete e famshme. Emri i vajzës së adaptuar është Oskana, origjina e saj është nga Ukraina. Prindërit e saj e kishin braktisur atë pasi nuk kishin dashur një vajzë me gjatësi të ndryshme të këmbëve, gishta pa thonjë dhe gishta të këmbëve në dy këmbët. Oksana u adaptua nga një grua amerikane e quajtur Gay Masters, cila shpenzoi dy vite për ta adaptuar. Ajo madje e kishte shtyer Oksanen të merrej me sport në një grup me persona që ngjasonin me të. Ajo u tregua shumë e suksesshme dhe fitoi medalje të bronztë në lojërat olimpike për persona me aftësi të kufizuara në Londër në vitin 2012.  Ajo është edhe çikliste dhe është në lidhje me një person që e kishte takuar në këto gara olimpike./21Media