7-vjeçari ka talent të madh edhe për muzikë

7-vjeçari ka talent të madh edhe për muzikë

Rafael ishte i diagnostifikuar me autizëm të rëndë kur ishte shumë i vogël. Ani pse prindërit e tij ishin të frikësuar në fillim, e dinin se duhej ta mbështetnin djalin e tyre. E gjitha çka ju mbeti atyre të bënte ishte të hulumtonin dhe t’i gjenin metodat më të mira për ta rritur atë.

Me kalimin e kohës, ai befasoi çdo njërin me aftësitë e tij të jashtëzakonshme të të mësuarit, sepse tani që ka 7-vjeç, i flet më shumë se nëntë gjuhë dhe po ashtu po mëson se si t’i kompozojë këngët përmes instrumenteve muzikore.

Juli Lanser Mayer, e ëma e Rafaelit ndau këtë storie me Bright Side.

Rafael ishte 2-vjeç e 8 muaj, dhe ende nuk fliste asnjë fjalë të vetme. Ishte e pazakontë dhe tepër shqetësuese për prindërit e tij, kështu që ata ndoqën këshillën e një miku dhe vizituan një neuro pediatër. Në takimin e parë, diagnoza e mjekut ua ndryshoi tërësisht jetën atyre: Rafael vuante nga autizmi. Por, ata konsultuan edhe tre mjekë të tjerë, transmeton rtv21.tv

Diagnoza mbeti e njejta. Në fillim, ishte e komplikuar sepse prindërit e tij nuk e dinin se çka është në të vërtetë autizmi. Ishin të frikësuar se mos kjo sëmundje nuk ka shërim, por e ruajtën qetësinë. Gjëja më e rëndësishme për ta ishte ta ndihmonin djalin e tyre që ta gjejë versionin më të mirë të vetes, gjersa ata po përballeshin me situatën.

Rafael filloi me terapinë, por muaj më vonë, prindërit e panë që nuk ka ndonjë progres. Duke u përballur me këtë gjendje, mjekët këshilluan prindërit e tij që ai ta përdorë një tablet, për ta parë nëse ai po shfaqte interes ndaj tij. Ishte sfidë dhe ata ishin të frikësuar për ndikimin që do ta kishte te djali i tyre, por e pranuan këtë sygjerim dhe Rafaeli filloi të bashkëveprojë me teknologjinë.

Duke eksploruar në YouTube, vogëlushi shikoi disa video në gjuhën portugeze për ta vazhduar terapinë e tij. Një ditë, u lëshua një këngë në gjuhën angleze.

“Në një moment e pashë që sytë e tij po shkëlqenin për shkak të asaj që po shikonte dhe dëgjonte. E kuptova se diçka ka ndryshuar”, tha nëna e tij.

Që nga ajo ditë, ai shprehu interesimin e tij për gjuhë të huaja. Pjesa më e mirë është që ai ka një memorie të jashtëzakonshme, kështu që mund t’i mësojë gjuhët shumë shpejtë dhe t’i shqiptojë shumë mirë, përcjellë rtv21.tv

Rafael flet më shumë se nëntë gjuhë, përfshirë gjuhën angleze, spanjolle, japoneze, ruse, frënge dhe atë gjermane. Për t’i mësuar ato, ai fokusohet në njërën nga to, dhe posa e mëson, fokusohet te tjetra. Shumica e komunikimit dhe shakave të tij spontane janë në gjuhën angleze sepse kjo gjuhë është e preferuara e tij dhe e bën atë të ndjehet rehat.

Ani pse Rafael dhe familja e tij jetojnë në Brazil dhe flasin gjuhën portugeze, për të është e vështirë të shprehet. Shumica besojnë se është amerikan dhe po e mëson gjuhën.

Atij nuk i pëlqen shumë gjuha gjermane. Nëna e tij e di pak, sepse e studioi atë kur ishte e re, por atij nuk i pëlqen kjo gjuhë. Madje zemërohet shumë nëse e dëgjon dikë duke folur gjermanisht.

Kur flet spanjollisht, qesh. Sa i përket anglishtes, nëse ai e dëgjon dikë duke folur anglisht dhe gabon, thjeshtë e injoron. Veç në rast se është person i afërt me të, ai përpiqet t’i ndihmojë të shprehet.

Ka aftësi të jashtëzakonshme edhe në muzikë. I pëlqejnë instrumentet muzikore. Luan në piano, ksilofon dhe bateri.

Së fundi filloi me kurse të muzikës dhe vetëm pas tri sesioneve, ka mësuar gjëra të cilat njerëzit e tjerë mund t’i zotërojnë në tri apo katër vjet. Një nga artistët e tij të preferuar është Raffa Torres./21Media