Djaloshi nuk ka pësuar lëndime serioze

Djaloshi nuk ka pësuar lëndime serioze

Një baba nga Filipinet e ka shpëtuar djalin e tij nga krokodili, duke e kafshuar në këmbë grabitqarin derisa e ka lëshuar djaloshin.

Diego Albulhasan, 12 vjeçar, ka qenë duke notuar me vëllain e tij të vogël në një lumë afër shtëpisë së familjes në Balabac, në regjionin Palawan të Filipineve, kur një krokodil e ka sulmuar dhe zvarritur nën ujë.

Babai i tij ka filluar ta rrihte kafshën vrasëse me dërrasë, por nuk e ka lëshuar Diegon. Si pasojë e dëshprimit, Abulhasan e ka kapur kafshën dhe e ka kafshuar atë në këmbë disa herë.

Fatmirësisht, krokodili e ka lëshuar djaloshin dhe ishte larguar. Ndërkaq, babai i djaloshit e ka sjellur atë deri në breg dhe e ka dërguar në spital. Ai ka thënë se nuk ka hezituar të hidhet në ujë dhe të luftojë me krokodilin, transmeton rtv21.tv

“Kisha shumë adrenalinë në trupin tim, saqë s’mund të mendoja. Po e godisja krokodillin dhe ai nuk po e lëshonte djalin tim. Isha duke luftuar me krokodillin dhe ne po shikonim njëri-tjetrin në sy. Pastaj mu kujtua ta kafshoj atë. Ia kapa këmbën dhe e kafshova me aq fuqi sa kisha, si një qen Rottweiler.”, ka thënë ai.

Diego ka kaluar dy netë në spital para se të lëshohej. Ai ka disa plagë, por s’ka lëndime serioze.

Socrates Faltado, një zëdhënës nga policia regjionale e provincës së Mindoros, ka thënë se fatmirësisht guximit të babait të tij, viktima nuk ka vdekur dhe vetëm ka pësuar disa plagë nga kafshimi i krokodilit./21Media